Ndërlidhjet


Buxheti i Kosovës i miratuar në Kuvendin e Kosovës, ditë më parë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike në Prishtinë, ka disa defekte shumë serioze.

Ata thonë se ky buxhet është në kundërshtim me të gjitha dokumentet strategjike të cilat janë hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori i Instituti “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se ky buxhet është në kundërshtim me planin strategjik zhvillimor dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve.

Kjo, fatkeqësisht, sipas tij, nuk është një praktike e mirë e ndërtimit financiar.

Me numrat e buxhetit nuk kemi përputhje me të gjitha këto dokumente. E dyta, buxheti për herë të parë fillon futjen në borxhe edhe kjo është një sinjal i ecurisë financiare të Kosovës, e cila nëpër vite po shpenzon shumë më shumë se sa po gjeneron të hyra. Dhënia e barrës në gjenerata tjera, për mendimin tim në një ekonomi që nuk përformon mirë, është një rrezik për Kosovën”, thotë Abdixhiku.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në fund të muajit prill kishte miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2012-2014.

Kjo kornizë shërben si dokument kryesor i planifikimit të politikave qeveritare dhe si e tillë paraqet komponentë të rëndësishëm të procesit të përgjithshëm buxhetor.

Në anën tjetër, sa i përket buxhetit të vitit 2012, ky buxhet është projektuar me një deficit buxhetor prej 3.2 për qind.

Ky deficit në bazë të analizës që Lumir Abdixhiku i ka bërë buxhetit, thuhet se të gjitha burimet e financimet të deficitit janë përafërsisht të pasigurta, ngjashëm sikurse në vitin e kaluar.

Ai thotë se mbulimi i deficit mbështetet me privatizimin e Post Telekomit të Kosovës, me borxhin e brendshëm si dhe nga ndihmat financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Një mos realizim i këtyre të hyrave, thotë Abdixhiku, do ta sillte vendin në një situatë likuiditeti.

Problemi është se financimi i deficitit është menduar të bëhet nga PTK-ja, borxhi i brendshëm, si dhe nga ndihmat financiare të FMN-së. Dhe këto janë të hyra të pasigurta.
Problemi është se financimi i deficitit është menduar të bëhet nga PTK-ja, borxhi i brendshëm, si dhe nga ndihmat financiare të FMN-së. Dhe këto janë të hyra të pasigurta. Për borxh të brendshëm ne ende nuk e kemi ndërtuar tregun e letrave me vlerë. Privatizimi i PTK-së është ende në fillim. Ndërkaq, hyrja në borxhe, ne ende varemi nga zbatimi i kritereve të përformancës, që shpesh herë nuk kemi mundur t’i bëjmë”, bën të ditur ai

Nga 1 miliard e 520 milionë euro sa parashihet të jetë buxheti, 616 milionë euro planifikohet të shpenzohen për projekte kapitale, ndërsa rritja e përgjithshme ekonomike parashihet të jetë 5 për qind.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë se nga ky buxhet nuk pritet ndonjë ndryshim në zhvillimin ekonomik.

Mund të them se me një vlerë të tillë, duke marrë parasysh shpenzimet të cilat i ka qeveria rreth administratës, pastaj obligimet tjera ndaj qytetarëve, do të thotë obligimet e përgjithshme dhe të përbashkëta, si shëndetësia, arsimi e të tjera. Dhe një pjesë të këtyre parave të buxhetit do t’i absorbojë vetëm autostrada ose infrastruktura ekonomike, nuk di sa mbetet për zhvillimin ekonomik të Kosovës në kuptimin makroekonomik”, thekson Limani.

Ai thotë se ky buxhet është më tepër shpenzues dhe rritja ekonomike prej 5 për qind është e paqëndrueshme.

Nëse dëshirohet të arrihet një dinamikë e zhvillimit ekonomik të Kosovës prej 5.3 për qind, ashtu siç deklaron kryeministri, atëherë duhet të ketë vlerë të investimeve hiq më pak se një buxhet që e kanë aprovuar për vitin e ardhshëm”, shprehet Limani.

Ndryshe, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë për kosovarët, sa i përket mirëqenies sociale, pasi që, siç shprehen ata, buxheti siguron vetëm ekzistencën dhe funksionimin e institucioneve.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG