Ndërlidhjet

Vazhdon votimi në Egjipt


Një raund tjetër votimesh do të mbahet sot në Egjipt. Votimi vjen pas pesë ditë protestash në Kajro, ku mbetën 15 persona të vdekur.

Vëllazëria Myslimane po kërkon që ta zgjerojë kryesimin edhe në votimin e sotëm. Procesi i votimit në Egjipt pritet të përfundojë më 11 janar.

Udhëheqësi i Këshillit Ushtarak, Hysein Tantavi, tha se shtëpia e ulët e parlamentit do të mblidhet më 23 janar, dy ditë para përvjetorit të parë të protestave që rrëzuan Hosni Mubarakun.

Aktivistët planifikojnë një marsh në sheshin Tahrir më 23 dhjetor, ku pritet të mblidhen rreth 1 milionë njerëz. Në këtë datë, aktivistët do të protestojnë kundër sundimit të ushtrisë dhe dhunës së fundit.
XS
SM
MD
LG