Ndërlidhjet

Franca aprovoi projektligjin për gjenocidin armen


Shtëpia e ulët e parlamentit francez e ka aprovuar me shumicë fotash një projektligj që e bën krim mohimin se vrasjet e më shumë se 1 milionë armenëve nga Perandoria Turke ishte gjenocid.

Nuk pati ndonjë numërim zyrtar gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare Franceze, ku ligjbërësit votuan thjeshtë duke ngritur dorën.

Franca formalisht i njohur vrasjet si gjenocid në vitin 2001, por nuk impononte asnjë dënim për ata që e mohonin një gjë të tillë.

Ky projektligj e parasheh dënimin deri në një vit burg dhe një dënim prej rreth 45 mijë eurosh për ata që mohojnë apo mundohen të minimizojnë vrasjet.

Masat tani kalojnë në Senat, ku mundësitë për të kaluar mbesin të paqarta. Armenët thonë se më shumë se 1.5 milionë njerëz janë vrarë në vitin 1915 nga Perandoria Osmane.

Ndërkohë, Turqia kishte paralajmëruar më herët se nëse projektligji miratohet, do të dëmtohen marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG