Ndërlidhjet

Timoshenko paralajmëron bojkotim të procesit të apelit


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko tha sot se ajo do të bojkotoj procesin e turpshëm të apelit, kundër dënimit të saj me shtatë vjet burgim.

Udhëheqësja e burgosur e opozitës tha përmes një deklarate se procesi ishte bërë një shfaqje horrori dhe akuzoi presidentin, Viktor Janukoviq se ka shkatërruar plotësisht sistemin e drejtësisë.

Ekipi i saj ligjor konfirmoi se ata nuk do t’i ndjekin seancat në të ardhmen. Procesi i apelit pritet të vazhdojë në gjykatën e apelit të Kievit, në mungesë të përfaqësuesve të mbrojtjes.

Timoshenko u dënua në muajin tetor për abuzim të detyrës në kohën kur ishte kryeministre, në një rast që filloi pak muaj pas humbjes së një gare të ngushtë zgjedhore ndaj presidentit të tanishëm, Janukoviq.
XS
SM
MD
LG