Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian dënon vrasjet në Irak


Shefja e BE-së për punë të jashtme, Kathrin Eshton i dënoi rëndë sulmet e sotme në Bagdad, ku mbetën të vrarë së paku 57 persona dhe kërkoi nga liderët irakianë që të përfshihen menjëherë në dialog, për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Përmes një komunikate, Eshton dënon ashpër valën e fundit të dhunës në Irak. Ajo shtoi se humbja e jetëve, e shkaktuar nga terroristët që kanë shfrytëzuar situatën e ndjeshme politike në vend.

Ajo kërkoi nga të gjitha grupet politike që të përfshihen në dialog, për t’u siguruar se qeveria e Irakut është efektive dhe se përfshirja është mënyra më e mirë për ta luftuar dhunën e vazhdueshme.

Më shumë se dhjetë shpërthime kanë ndodhur sot në kryeqytetin irakian, në atë që duket të jetë sulmi i parë i koordinuar, që nga rritja e krizës ndërmjet fraksioneve politike sunite dhe shiite.
XS
SM
MD
LG