Ndërlidhjet

Jahjaga priti presidentin hungarez Pal Shmit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot presidentin e Hungarisë, Pal Shmit, i cili ka ardhur në Kosovë për të vizituar trupat hungareze që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it .

Presidenti Shmit u prit me ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, prej nga së bashku me presidenten Jahjaga shkuan në kabinetin presidencial ku zhvilluan bisedimet.

Jahjaga e falenderoi homologun hungarez për kontributin e përgjithshëm për Kosovën, dhe tha se marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve do të vazhdojnë, sepse është në interes të dy popujve dhe paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, presidenti i Hungarisë, Pal Shmit, theksoi se ai dhe vendi i tij i japin mbështetje të plotë të gjitha proceseve në Kosovë.

Shmit tha se Kosova duhet të kryejë të gjitha reformat në vend dhe detyrat që dalin në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se të gjitha vendeve të Ballkanit duhet t’u tregohet perspektiva e qartë evropiane.
XS
SM
MD
LG