Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez thotë se ka komplot kundër qeverisë


Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, thotë se në Pakistan ka një konspiracion për të hequr qeverinë e tij para përfundimit të mandatit në vitin 2013.

Gilani, duke folur sot në një tubim në Galerinë Kombëtare të Arteve në Islamabad, tha: "Unë dua të bëj të qartë këtu sot se komplotet janë duke u zhvilluar për të hequr qeverinë ".

Pa emërtimin direkt të askujt, ai tha disa institucione po sillen si një shtet brenda shtetit, dhe paralajmëroi se të gjithë duhet t’i binden parlamentit të zgjedhur.

Qeveria Gilani u zgjodh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG