Ndërlidhjet

Rreth 2000 pjestarë të vrarë të forcës siriane për siguri


Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA tha sot se rreth 2000 antarë të forcave të sigurisë janë vrarë përgjatë nëntë muajve të protestave anti-qveritare.

SANA tha se këto shifra gjendjen në një letër që qeveria siriane e ka dërguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa, Kombet e Bashkuara thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë më shumë se 5000 njerëz, kryesisht civilë, në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, aktivistët thanë se rreth 29 njerëz u vranë sot në qytetin qendror Homs.
XS
SM
MD
LG