Ndërlidhjet

logo-print

Arrin në 63 numri i viktimave në Bagdad


Zyrtarët thonë se më shumë se 10 shpërthime goditën gjithë kryeqytetin irakian sot në atë që duket të jetë sulmi i parë i koordinuar që kur një krizë shpërtheu mes fraksioneve politike shiit dhe suni.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Ziad Tariq thotë se të paktën 63 njerëz u raportuan të vrarë në shpërthimet e bombave. Ndërsa, më shumë se 185 të plagosur.

Nuk është ende e qartë se kush ishte prapa sulmeve. Por, shumica e bombave shpërthyen kryesisht në lagjet shiite.
XS
SM
MD
LG