Ndërlidhjet

Pakistani refuzon gjetjet e hetimit të NATO-s për sulmin ajror


Ushtria pakistaneze i ka refuzuar konkluzionet e një hetimi të udhëhequr nga forcat amerikane, lidhur me një sulm ajror të NATO-s, i cili la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë muajin e kaluar, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Hetimi, rezultatet e të cilit u treguan dje nga Uashingtoni, tregonte se të dyja palët, forcat amerikane dhe palestineze janë fajtore për incidentin.

Menjëherë pas lëshimit të rezultateve, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjeneral majori Atar Abas tha se Pakistani nuk pajtohet me rezultatet dhe akuzoi hetimin për mungesë të fakteve.

Pakistani e kishte refuzuar ofertën e forcave amerikane për të marrë pjesë në këtë hetim, lidhur me incidentin e 25 nëntorit.
XS
SM
MD
LG