Ndërlidhjet

logo-print

Disidenti kinez dënohet 9 vjet burgim për esetë e tij


Një gjykatë kineze e ka dënuar sot një shkrimtar disident me nëntë vjet burgim, për shkak të publikimit të eseve të tij pro-demokratike në internet.

Avokati i tij tha se gjykata në Suining, një qytetet në jug të provincës Sishuan, e ka shpallur fajtor shkrimtarin Chen, nën akuzat për nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror.

Avokati tregoi se pas vendimit, Chen deklaroi se diktatura e Kinës do të binte dhe se demokracia kushtetuese do të mbizotëronte.

Avokatët bënë të ditur se shkrimtari insiston se është i pafajshëm, sepse nuk ka ndonjë ligj në Kinë që ia ndalon një qytetari shprehjen e lirë të mendimeve.
XS
SM
MD
LG