Ndërlidhjet

SHBA-të thonë se sulmet nuk do të prishin progresin në Irak


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar sulmet e djeshme me bomba në Irak, që lanë të vdekur të paktën 69 njerëz, duke shtuar se kjo gjë nuk do të ndikojë në prishjen e përparimeve që janë bërë në Irak.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden ka folur me presidentin irakian, Xhalal Talabani, për t’i shprehur atij përkrahjen për përpjekjet për të qetësuar tensionet politike.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa dhjetëra bombardimeve në Bagdad, që duket se ishin të koordinuara, mirëpo këto sulme erdhën pas tensioneve të shtuara ndërmjet fraksioneve sunite dhe shiite në vend.
XS
SM
MD
LG