Ndërlidhjet

logo-print

Franca kërkon nga mijëra gra largimin e implanteve të gjinjve


Ministria e Shëndetësisë e Francës ka kërkuar nga mijëra gra franceze që të bëjnë largimin e implanteve të gjinjve, të kryera nga një firmë lokale që eksporton produktet e veta nëpër vende të ndryshme të botës.

Sipas ministrisë, nuk ka rrezik të lartë nga kanceri, por rekomandohet largimi si masë mbrojtëse, pas shifrave jashtëzakonisht të larta të këputjeve të implanteve.

Vlerësohet se rreth 30 mijë gra në Francë kanë kryer operacione në gjinj, të kryera nga kompania “Poly Implant Prothese”. Raportohet se më shumë se 300,000 produkte të kompanisë janë shitur nëpër botë, para ndalimit në vitin 2010, kur u konstatua se implantet kishin përbërës jo kualitativ.
XS
SM
MD
LG