Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 dhjetorin në vite...


Autoportreti i Vinsent Van Gogut
Autoportreti i Vinsent Van Gogut
1888 – Piktori holandez Viktor Van Gog pret veshin e tij të majtë dhe ia jep një vajze me emrin Rejçëll. Ai i tha vajzës “mbaje dhe ruaje”. Ky lajm u shpërnda shpejtë në qytet, dhe policia e cilësoi si akt “të çmendur”. Të nesërmen, policia shkoi te shtëpia e tij për ta arrestuar, dhe e gjetën të vdekur.

1672 – Gjovani Kasini zbulon Rean, një satelit të Planetit Saturn.

1783 - Xhorxh Uashington dha dorëheqjen si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe u kthye në shtëpinë e tij në Mount Vernon.

1919 – U ndërtua anija e parë e projektuar për t'u përdorur si një ambulancë për transportin e pacientëve të sëmurë dhe të plagosur.

1920 – Irlanda ndahet në dy pjesë, secila me parlamentin e vet.

1947 – Shpiket transistori nga Xhon Barden, Ualter Bratejn dhe Uilliam Shokli. Këta të tre, në vitin 1956 morën Çmimin Nobel për Fizikë.

1961 – Fidel Kastro njofton se Kuba do të lirojë 1 mijë e 113 të burgosur amerikanë.

1972 – Shpëtohen16 të mbijetuar nga rrëzimi i një aeroplani në Uruguai, 70 ditë pas aksidentit. Ata mbajtën veten gjallë, duke u ushqyer nga trupat tjerë të pajetë.

1990 – Sllovenët votojnë për shkëputjen nga Jugosllavia.

2003 – Qeveria njoftoi rastin e parë të dyshuar të sëmundjes së lopës së çmendur në Shtetet e Bashkuara.(g.k.)
XS
SM
MD
LG