Ndërlidhjet

Shpërthim në Siri, në dy baza të sigurisë


Televizioni shtetëror i Sirisë thotë se sulmuesit vetëvrasës kanë shpërthyer sot dy automjete, në dy baza të shërbimeve të sigurisë në Damask.

Sipas raportit, përgjegjës për sulmin janë terroristët e Al-Kaidës.

Vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut thonë se dëshmitarët gjithashtu kanë raportuar për shpërthimet dhe thonë se janë dëgjuar edhe krisma të forta pas shpërthimeve.

Këto shpërthime vijnë në kohën kur në Damask pritet të arrijnë sot vëzhguesit e Ligës Arabe.

Plani i këtij misioni është që të mbikëqyret plani arab për t’i dhënë fund gjakderdhjeve dhe goditjeve të forcave të sigurisë ndaj protestuesve, që filluan nëntë muaj më parë kundër regjimit të Bashar al-Asadit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave.
XS
SM
MD
LG