Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Turkmenistanit viziton Rusinë


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimukhamedov, ka filluar një vizitë zyrtare sot në Rusi, ku është takuar me kryeministrin rus, Vlladimir Putin jashtë Moskës.

Berdimukhamedov, e ka uruar Putinin për nominimin e tij për president dhe ka thënë se shpreson që Putini t'i fitojë zgjedhjet.

Duke u kthyer në pikën kryesore të bisedimeve Turkmenistan-Rusi, Berdimukhamedov, ka thënë se është e rëndësishme që Turkmenistani dhe Rusia të koordinojnë përpjekjet për të ekportuar gazin në tregjet ndërkombtare.

Berdimukhamedov foli për “interesat e përgjithshme” të të dyja vendeve në sektorin e gazit.

Putini ka thënë se është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen marrëdhëniet tregtare Turkmenistan-Rusi.

Berdimukhamedov pritet të takohet më pas me presidentin rus Dmitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG