Ndërlidhjet

Vazhdojnë trazirat në Siri


Zëvendës ministri i jashtëm i Sirisë thotë se më shumë se 30 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në dy shpërthime vetëvrasëse sot në Damask.

Faisal Mekdad, i cili ishte duke shoqëruar një grup nga ekipi i parë i vëzhguesve të Ligës Arabe për në skenën e bombave, u tha gazetarëve se "terroristët" ishin përgjegjës për këto sulme.

Më herët televizioni shtetëror njoftoi se civilë dhe ushtarë u vranë kur vetvrasësit shpërthyen automjetet e mbushura me eksplozivë në afërsi të dy bazave të shërbimit të sigurisë.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që kur trazirat civile filluan në Siri në muajin mars.

Regjimi i Asadit, për këto trazira i ka fajësuar siç ka thënë "terroristët e armatosur".

Ndërsa, kundërshtarët e Asadit kanë bërë thirrje sot për protesta të reja në Siri.
XS
SM
MD
LG