Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi i Kosovës heq pengesat për gazetarë


Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot ka vendosur që të hiqen pengesat të cilat pamundësonin qasjen e gazetarëve në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe në punimet e seancave plenare, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) përmes një komunikate për shtyp.

Zyra e Bordit të AGPK-së ka thënë se duke e kuptuar që vendimet e sotme iu mundësojnë gazetarëve punë të dinjitetshme në ndërtesën e Kuvendit, kanë vendosur që të shfuqizojnë thirrjen për bojkot të punës së Kuvendit nga anëtarët gazetarë dhe mediat.

Përmes kësaj komunikate AGPK ka shprehur besimin se, “gazetarët do të respektohen nga institucioni më i lartë i vendit dhe nuk do të ketë më raste kur ata të trajtohen në mënyrë të padinjitetshme”.
XS
SM
MD
LG