Ndërlidhjet

Erdogan dhe Davutoglu reagojnë ndaj vendimit të Francës


Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu kanë reaguar kundër vendimit të Francës sa i përket gjenocidit në Armeni.

"Ne morrëm masat e para kundër këtij qëndrimi racist dhe anti-islamist dhe njoftuam dje për këtë. Ne do të marrin masa graduale për sa kohë që qëndrimi aktual të ruhet dhe do t’i zbatojmë me vendosmëri”, ka thënë Erdogan.

Ndërsa, ministri i jashtëm, Davutoglu e ka krahasuar këtë vendim me regjimet e Lindjes së Mesme.

"Franca është kthyer në Mesjetë në aspektin e filozofisë, si dhe teorisë me miratimin e Asamblesë Kombëtare. Me mbështetjen e udhëheqësve politikë, parlamenti francez u ka diktuar evropianëve se çfarë duhet të mendojnë dhe çfarë duhet të diskutojnë, ashtu si regjimi i Gadafit, regjimi i Ben Alisë dhe regjimi i Asadit, dhe kështu u ka imponuar popullit të vet atë që duhet të mendojnë dhe atë që nuk duhet të mendojnë. Në këto kushte, nuk ka dallim në mes të vendimit të parlamentit francez dhe vendimeve të diktatorëve në Lindjen e Mesme”, ka thënë Davutoglu.
XS
SM
MD
LG