Ndërlidhjet

Hungari: Policia ndërhyn në protestë


Policia sot ndërprehu një protestë jashtë parlamentit hungarez, duke marrë ish-kryeministrin, Ferenc Gyurcsany dhe ligjvënës të tjerë.

Gyurcsany u morr, pasi ai u bashkua me deputetët e majtë parlamentarë nga Partia e Gjelbër duke qëndruar jashtë për të parandaluar ligjvënësit të hyjnë në parlament.

Ai u lirua më vonë nga arresti. Policia gjithashtu me forcë ka larguar ligjvënësit e PLL-së.

Parlamenti, i dominuar nga partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Viktor Orban, pritej që sot të miratonte një legjislacion që opozita thotë se dëmton demokracinë.
XS
SM
MD
LG