Ndërlidhjet

logo-print

Tetë të vdekur nga të ftohtit në Kirgizi


Temperaturat e ngrirjes kanë kapluar Kirgizinë dhe të paktën tetë persona janë raportuar të vdekur për shkak të motit të ftohtë.

Të gjitha të vdekurit thuhet se janë njerëz të pastrehë - gjashtë në zonën jugore Osh dhe dy në kryeqytetin Bishkek.

Në Osh, zëdhënës i policisë Zamir Sydykov, tha se departamenti i policisë po ofron një drekë të nxehtë një herë në ditë për rreth 100 njerëz, por nuk ka objekte për t’iu lejuar njerëzve të pastrehë strehim gjatë natës.

Në Bishkek, deputeti Gulnara Jamgyrchieva, është ankuar se jo vetëm në shtëpitë e deputetëve, por as në zyrat e tyre në parlament nuk kishte ngrohje ndërsa temperaturat janë nën zero.

Kishte një demonstratë në Bishkek, ku banorët e një lagje në perëndim dolën në rrugë të ankohen për mungesën e energjisë elektrike.

Kirgizia vuan nga mungesa e energjise elektrike dhe ngrohjes në dimër dhe ky problem është përdorur nga grupet e opozitës për të mbledhur përkrahjen kundër qeverive të mëparshme.
XS
SM
MD
LG