Ndërlidhjet

Lukashenko: “Më thoni jo dhe do të largohem”


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u tha gazetarëve sot “sapo të më thoni jo në zgjedhje, unë do të largohem".

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të shtruar nga një gazetar i gazetës bjelloruse "Volya Narodnaya" (“Vullneti i Popullit”) Lukashenko tha se “anketat sociale nuk janë të vlefshme aq sa votat në zgjedhje".

Lukashenko gjithashtu ka sulmuar kanalet televizive ruse që e kanë portretizuar atë me satira.

"Po, kanalet televizive ruse bëjnë shaka me Lukashenkon, por le ta fillojnë me politikanët e tyre. Po kjo është e drejtë, Putin pastaj Medvedev, dhe pastaj le të bëjnë shaka me Lukashenkon”, tha ai.
XS
SM
MD
LG