Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 24 dhjetorin në vite...

  • RFE /RL

Opera "Aida", Xhuzepe Verdi...

Opera "Aida", Xhuzepe Verdi...

1871 – Jepet premiera botërore e operës së Xhuzepe Verdit, "Aida", në Kajro, Egjipt, për të festuar hapjen e Kanalit të Suezit.

1968 -
Ekuipazhi prej tre vetash i anijes së hapësirës Apollo 8, e cila ndodhej në orbitë rreth Hënës, bën një pushim të shkurtër në prag të Krishtlindjeve.

1814 - Zyrtarisht përfundon lufta e 1812-s, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruajnë Traktatin e Ghenit në Belgjikë.

1851 - Zjarri kaplon Bibliotekën e Kongresit në Uashington DC, duke shkatërruar rreth 35.000 vëllime.

1938 - Përfaqësues të SHBA-së dhe të vendeve të tjera të Hemisferës Perëndimore nënshkruajnë Deklaratën e Limës.

1943 - Presidenti Franklin D. Rusvelt emëroi gjeneralin Duajt D. Eisenhauer komandant suprem të forcave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1992 - Presidenti Xhorxh H.W. Bush fal ish-sekretarin e Mbrojtjes, Kaspar Ueinberger dhe pesë të tjerë në skandalin Iran-Contra.

2001 - Laci Peterson ishte raportuar e humbur nga burri i saj, Skot, i cili më vonë u dënua për vrasjen e saj dhe djalit të tyre të palindur.

2009 - Senati kaloi legjislacionin mbi kujdesin shëndetësor, 60-39, në dhomën e votimit të parë që nga viti 1895.

2009 - Në prag të Krishtlindjeve një grua vuri pengesë në bazilikën e Shën Pjetrit dhe Papa Benedikti XVI u rrëzua derisa po ecte. Papa u lëndua.(z.p.)
XS
SM
MD
LG