Ndërlidhjet

Jahjaga uron për festën e Kërshëndellave


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji dhe qytetarët e Kosovës, me rastin e Kërshëndellave.

“Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

“Në këtë ditë të lume, rreth sofrave plot, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u shkrinë për popullin e atdheun, që dhanë më të shtrenjtën, që ne sot ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona”, thuhet ndër të tjera në telegram.
XS
SM
MD
LG