Ndërlidhjet

Sërish protesta të opozitës në Rusi


Mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur tashmë në Moskë dhe në Shën Petërsburg për të marrë pjesë në protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve për Dumën shtetërore.

Në Moskë, “mijëra njerëz “kanë arritur në Avenynë Saharov, që është vendi ku do të zhvillohet protesta.

Aleksandër Riklin nga Lëvizja Solidariteti, deklaroi se tashmë janë mbledhur më shumë se 40 mijë njerëz.

Në anën tjetër, protestat e thirrura nga grupet opozitare kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare janë mbajtur në qytetet e mëdha të pjesës lindore të Rusisë,
por, pjesëmarrja u raportua të ketë qenë e ulët.
XS
SM
MD
LG