Ndërlidhjet

SHBA-të thonë se do të ruajnë marrëdhëniet me Pakistanin


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbeten të angazhuara për të punuar me Pakistanin, pavarësisht trazirave të vazhdueshme në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner u tha gazetarëve të premten se sfidat me të cilat përballen Uashingtoni dhe Islamabadi - të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit - janë "tepër të rëndësishme" për të dështuar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë atë që ai e quajti një "marrëdhënie më të afërt, më produktive me Pakistanin ushtarakisht dhe politikisht”.

Zëdhënësi amerikan i bëri komentet e tij pasi Pakistani hodhi poshtë gjetjet e një raporti të ushtrisë amerikane të lëshuar të enjten për sulmet ajrore të SHBA-ve më 26 nëntor, në Pakistan afër kufirit afgan, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.

Raporti fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Pakistanin si dhe mosbesimin në mes të vendeve.
XS
SM
MD
LG