Ndërlidhjet

Siri: Varrosen 44 viktimat e sulmeve të djeshme


Mijëra njerëz dolën sot për funeralet e 44 njerëzve të vrarë në dy shpërthimet vetëvrasëse në Damask më 23 dhjetor.

Shumë prej njerëzve të mbledhur që po përcillnin arkivolet, thërrisnin fjalë të mbështetjes për presidentin Bashar al-Asad, i cili është përballur me demonstrata të dhunshme kundër pushtetit të tij që nga muaji mars.

OKB-ja thotë se më shumë se 5000 njerëz në Siri janë vrarë që kur këto demonstrata kanë filluar.

Qeveria siriane fajëson Al-Kaidën për shpërthimet vetëvrasëse, por sot një grup që e quan veten “Vëllazëria Myslimane e Sirisë” mori përgjegjësinë për sulmin.

Grupi tha në faqen e vet zyrtare "një operacion i suksesshëm u bë nga katër antarë tonë të nxjerrë nga njerëzit tonë më të mirë, duke lënë shumë të vdekur dhe të plagosur nga radhët e bandave të Asadit".
XS
SM
MD
LG