Ndërlidhjet

Kuçi: "Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur mbetet angazhim kryesor"


Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë angazhimi kryesor Qeverise së Kosovës në vitin 2012.

Kuqi i ka bër këto komente deri sa ka prezantuar të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2011.

Kuçi ka bërë të ditur se përkushtim i dytë do të jetë plotësimi i kërkesave që dalin nga raportet e Kosovës me BE-në në veçanti liberalizimi i vizave, marrëdhëniet tregtare dhe anëtarësimin në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kurse sa i takon veriut të Kosovës zëvendëskryeministri është shprehur se në vitin 2012 presim që të ketë respektim të ligjit dhe të tërësisë territoriale të vendit.

“Sa i takon përkushtimit në veri ne presim që te kemi angazhime të shtuar në koordinime të plot edhe me KFOR-in edhe EULEX-in. Presim që atje do të ketë respektim të tërësisë territoriale sovranitetit të plot dhe funksionalizimi të institucioneve të tona”, ka deklaruar Kuçi.
XS
SM
MD
LG