Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmi me bombë vret gjashtë ushtarë


Raportet nga Pakistani thonë se të paktën gjashtë ushtarë janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë sot në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi në qytetin Banu, në jug të Peshavarit është raportuar të ketë pasur për shënjestër një zyrë të trupave kufitare paramilitare.

Dhjetra ushtarë të tjerë janë raportuar të plagosur. Agjencia e lajmeve Associated Press, citon një zëdhënës të talebanëve, Ehsanullah Ehsan, duke marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG