Ndërlidhjet

Delegacioni i Koresë Jugore shkon për vizitë në Korenë Veriore


Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut tha se ish zonja e parë dhe kryetarja e Grupit Hyundai, Lee Hee-ho do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e vdekjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-il.

Nga ministria njoftuan se Korea e Veriut ka dhënë tashmë lejen për këtë vizitë.

Lee Hee-ho ishte bashkëshortja e presidentit të ndjerë Koresë së Jugut dhe laureatit të Çmimit Nobel të Paqes, Kim Dae-jung.

Kim Dae-Jung, i cili vdiq në vitin 2009, kishte ri-krijuar lidhjet me Korenë e Veriut, në kohën sa ishte president gjatë viteve 1998-2003.

Lee Hee-ho do të drejtojë një delegacion 13 anëtarësh në Korenë e Veriut më 26 dhjetor në një vizitë dy-ditore.
XS
SM
MD
LG