Ndërlidhjet

logo-print

Eshton shpreh shqetësimin e saj në lidhje me Timoshenkon


Shefja për politikë të jsahtme e BE-së, Ketrin Eshton tha se asaj i vjen keq që ankesa e ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko ka dështuar, dhe rikujtoi autoritetet ukrainase se respekti për sundimin e ligjit është i nevojshëm për lidhje më të mira me BE-në.

Eshton ka lëshuar një deklaratë duke shprehur shqetësimin në lidhje me vendimin për shpalljen fajtore dhe dënimin me shtatë vite burg për Timoshenkon.

Eshton tha se procesi i apelit nuk ka adresuar në mënyrë adekuate të metat e gjykimit fillestar, duke thënë se “çështja e drejtësisë selektive në Ukrainë vazhdon të kërkojë vëmendje".

Më herët gjatë javës, BE-ja nuk e ka nënshkruar një marrëveshje për tregtinë e lirë me Ukrainën, duke thënë se së pari Kievi duhet të zgjidhë rastin e lideres së burgosur të opozitës.

Timoshenko, një kundërshtare e presidentit Viktor Janukoviq, u dënua në muajin tetor për shpërdorim të detyrës në një marrëveshje të gazit me Rusinë në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG