Ndërlidhjet

E bija e ish-presidentit iraninan në gjyq


Raportet nga Irani thonë se e bija e ish-presidentit iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani, është në gjyq me akuza për përhapjen e propagandës kundër qeverisë së Iranit.

Zyrtari i agjencisë së lajmeve ISNA, citon avokatin, Gholam Ali Riahi, të ketë thënë se akuzat kundër klientes së tij, Faezeh Hashemi, janë të lidhura me intervistat që ajo i ka dhënë për faqet e lajmeve në internet.

Hashemi u shfaq në protestat e opozitës pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të qershorit 2009, dhe u mbajt nën arrest për pak kohë në muajin shkurt.

Avokati, tha se i ka kërkuar gjykatës për t'i dhënë atij tri ditë që të përgatisë mbrojtjen finale.
XS
SM
MD
LG