Ndërlidhjet

Rreth 100 të vdekur në Nigeri


Numri i të vdekurve nga sulmet në veri të Nigerisë, që i atribuohen sektit islamik Boko Haram mund të arrijë deri në 100, kanë njoftuar sot zyrtarë të policisë dhe të të drejtave të njeriut.

"Nga raportet që kam marrë nga Damaturu, deri në 100 persona mund të jenë vrarë"i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një burim i lartë i policisë në këtë rajon.

Ndërsa, Chidi Odinkalu, kreu i Iniciativës për Shoqëri të Hapur dha një shifër mes 69 deri në 100 persona.
XS
SM
MD
LG