Ndërlidhjet

logo-print

Karzai reagon ndaj vëzhgimeve të NATO-s


Presidenti afgan, Hamid Karzai thotë se Afganistani nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara deri sa vëzhgimet e natës të NATO-s dhe kërkimet nëpër shtëpi të ndalen.

Zyra e tij tha në një deklaratë sot se "presidenti thekson që dokumenti partneritetit strategjik nuk do të nënshkruhet deri sa vëzhgimet e natës dhe kërkimet nëpër shtëpi të ndalen".

Marrëveshja partneritetit strategjik të ndërmjetësuar nga Uashingtoni është për të qeverisur marrëdhëniet në mes trupave amerikane dhe qeverisë afgane pas tërheqjes së planifikuar të trupave në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG