Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 dhjetorin në vite...


Çarli Çaplin
Çarli Çaplin

1977 - Vdes komediani Çarli Çaplin në moshën 88-vjeçare.


336 -
Më 25 dhjetor shënohet kremtimi i parë i Krishtlindjeve në Romë.

1066 - Pushtuesi Uilliam kurorëzohet mbret i Anglisë.

1818 - "Silent Night" është kryer për herë të parë, në Kishën e Shën Nikolaus në Oberndorff, Austri.

1821 – Lind Clara Barton, themeluese e Kryqit të Kuq amerikan, në Oksford, Mass.

1868 - Presidenti Andre Xhonson fal pa kusht pjesëmarrësit e përfshirë në rebelimin jugor që rezultoi me Luftë Civile.

1989 - Ekzekutohet presidenti i përmbysur rumun, Nikolae Çaushesku, dhe gruaja e tij, Elena.

1991 - Presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov njoftoi në televizion dorëheqjen e tij si udhëheqës i tetë dhe i fundit i një superfuqie komuniste.

1995 - Vdes në moshën 78-vjeçare këngëtari Dean Martin.

2006 - Në moshën 73-vjeçare vdes soul këngëtari Xhejms Braun.(z.p.)
XS
SM
MD
LG