Ndërlidhjet

OKB-ja shkurton buxhetin 2012-2013


Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 193 vendet anëtare
kanë rënë dakord të shkurtojë buxhetin e organizatës botërore - për vetëm herën e dytë në 50 vitet e fundit.

Sipas një marrëveshje që u arrit të enjten, buxheti dy-vjeçar i OKB-së për vitet 2012-2013 u vendos të jetë 5.15 miliardë, më poshtë se sa 5.41 miliardë sa ishte në vitet 2010-2011. Kjo përfaqëson një ulje prej rreth pesë për qind.

Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara, që paguajnë më shumë se 20 për qind të buxhetit të OKB-së, dhe vendet evropiane të prekura nga borxhi kanë mbështetur vendosjen e shkurtimeve, ndërsa vendet në zhvillim kanë bërë thirrje që të ruhet niveli i shpenzimeve të mëparshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun ka përshëndetur këtë marrëveshje, por pranoi se negociatat janë "veçanërisht të vështira" sepse "qeveritë dhe njerëzit kudo janë duke luftuar" me vështirësi ekonomike.
XS
SM
MD
LG