Ndërlidhjet

Papa Benedikti dha mesazhin tradicional


Në mesazhin e tij tradicional për ditën e Krishtlindjeve, Papa Benedikti XVI u bëri thirrje besimtarëve për të kërkuar një "bashkim shpirtëror" me njerëzi që kanë më pak fat në mbarë botën.

Në paraqitjen e tij në mesditë nga veranda qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa gjithashtu ka shprehur bekimet e Krishtlindjeve në 65 gjuhë.

Fjalimi i Papës u transmetua nëpër televizione dhe radio në më shumë se 60 vende.

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve përmendi disa nga vendet e botës që kanë probleme duke përfshirë Afrikën dhe Sirinë. Ai theksoi nevojën që të "flitet për ata që nuk kanë zë".
XS
SM
MD
LG