Ndërlidhjet

Irani i gatshëm për zgjerim lidhjesh me Irakun


Zyrtarë iranian thanë sot se Irani është i gatshëm për të zgjeruar lidhjet ushtarake dhe të sigurisë me Irakun.

Shefi i forcave të armatosura iraniane, gjenerali Hasan Firouzabadi, përshëndeti siç tha "largimin e detyruar" të forcave amerikane.

Firouzabadi shtoi se Irani ishte tani "gati për të zgjeruar lidhjet ushtarake dhe të sigurisë me Irakun".

Agjencia iraniane e lajmeve, IRNA raporton se deklarata është bërë në mesazhet që Firouzbadi i ka dërguar homologut irakian, Gjeneral Lejtnant Babaker Zebari, dhe ministir irakian të mbrojtjes, Saadun al-Dulaimi.

Zebari, udhëhoqi një delegacion të shefave ushtarakë irakianë muajin e kaluar në Iran, që kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy forcave të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG