Ndërlidhjet

Hashemi thotë se nuk do të dal në gjyq


Zëvendës-presidenti irakian, Tareq al-Hashemi, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arrest për drejtim të një grupi që thuhet se ka kryer disa sulme, thotë se nuk do të shkojë në Bagdad për të dalë në gjyq.

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP sot, Hashemi ka pranuar se rojet e tij mund të kenë kryer sulme, por ka mohuar çdo përfshirje të tij.

Ai shtoi se shumica e rojeve të tij janë arrestuar. Hashemi tha se aktualisht nuk ka ndërmend të ik nga Iraku, por tha se nëse siguria e tij personale është e rrezikuar ai do ta konsideronte një veprim të tillë.
XS
SM
MD
LG