Ndërlidhjet

SHBA: Tragjedi për Krishtlindje


Ka pasur një tragjedi të Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara, kur shtatë njerëz të vrarë janë gjetur në një apartament në shtetin e Teksasit.

Hetuesit thanë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Grejpvajn, kur një grup prej katër grash dhe tre burrash, të moshës rreth 20-60 vjeçare, kishin hapur dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.

Zyrtarët thanë se viktimat, të cilët besohet se kanë lidhje familjare, u gjetën pranë një peme të Krishtlindjeve.

Policia tha se ka indikacione se personi që e ka kryer këtë vepër është në mesin e të vdekurve, dhe rasti dyshohet si një "vrasje-vetëvrasje".
XS
SM
MD
LG