Ndërlidhjet

Sulm në një fabrikë në Rusi


Burra të armatosur hynë në një fabrikë të Rusisë për të vjedhur platinium me vlerë 5.7 milionë dollarë.

Plaçkitësit mbanin punonjësit e ndrrimit të natës në shënjestër të armëve në qytetin jugor Astrakhan, rreth 1300 kilometra në jug të kryeqytetit të Moskës.

Zëdhënësi i policisë, Petr Rusanov, tha se rreth 100 deri në 150 kilogramë platinium ishin vjedhur, por askush nuk është lënduar.

Ai tha se policia kishte ngritur postblloqe në të gjithë dhe ishin në kërkim për një grup prej 10 deri 12 të dyshuar.
XS
SM
MD
LG