Ndërlidhjet

logo-print

Japonia i bën thirrje Kinës të ndihmojë Korenë Veriore


Japonia i ka bërë thirrje Kinës të luajë një rol të rëndësishëm për të siguruar Korenë e Veriut nga paqëndrueshmëria, pas vdekjes së liderit të saj, Kim Jong-il.

Kryeministri japonez, Yoshihiko Noda, kërkoi gjithashtu nga presidenti kinez Hu Jintao që të shkëmbejnë informacione në lidhje me vazhdimësinë e zhvillimeve në Korenë e Veriut.

Noda u citua të ketë thënë, gjatë një vizite në Pekin se është "e rëndësishme që të mos lejohet që vdekja e liderit Kim të ketë një ndikim negativ në paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean".

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut i janë referuar sot pasardhësit të Kim Jong-Il, si kreu i Komitetit të Partisë së Punëtorëve.

Raportet thonë se ky është një post kyç, dhe sugjeron që Kim Jong-Un, është në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e plotë të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG