Ndërlidhjet

Maqedoni: Larg zgjidhjes së emrit


Flamuri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë

Flamuri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë

Partia më e madhe maqedonase në opozitë , LSDM, konsideron se pavarësisht nga qëndrimi i Greqisë, kur je kryeministër ke obligim të gjesh mundësi për t’i tejkaluar problemet dhe jo siç ndodh aktualisht me Nikolla Gruevskin, i cili gjen arsyetime për mos anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Ne si shtet nuk përfitojmë asgjë nga sendërtimi i politikës e cila do të kërkojë me çdo kusht alibi te pala tjetër, në pamundësi që të ofrojë një zgjidhje konkrete e cila do të zhbllokonte procesin e integrimit të Maqedonisë”, thekson Andrej Petrov, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Ai thekson se mungesa e konsensusit të brendshëm, sa i përket problemit të emrit, lë pak hapësirë për të shpresuar se zgjidhja është e mundshme gjatë një afati të shkurtër kohor.

Në Maqedoni, në parim mungojnë bisedimet mes qeverisë dhe opozitës, dhe më e keqja është se jemi shumë larg mundësisë për ndërtimin e një qëndrimi të përbashkët lidhur me çështjen e emrit”, thotë Petrov.

Edhe Ziadin Sela nga PDSH vlerëson se deklarata e fundit e kryeministrit Gruevski nuk paraqet risi por vetëm një demaskim të qëndrimeve se vendimi i GJND-së në favor të Maqedonisë krijon mundësi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

...shpresoj se nga ky qëndrim i rreptë i palës greke, Qeveria e Maqedonisë do të ulet seriozisht dhe do të kërkojë një zgjidhje për çështjen e emrit.
Çdo herë nga ana greke i është kërkuar Maqedonisë të ndryshojë emrin kushtetues, kështu që deklaratat e fundit të zyrtarëve grekë nuk paraqesin asgjë të re. Unë shpresoj se nga ky qëndrim i rreptë i palës greke, Qeveria e Maqedonisë do të ulet seriozisht dhe do të kërkojë një zgjidhje për çështjen e emrit”, thekson Sela.

Sipas tij, partia shqiptare në pushtet (BDI-ja), shkelë zotimin të mundësojë anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, me të cilin fitoi zgjedhjet.

Por me këtë konstatim nuk pajtohet BDI, sipas Artan Grubit, zyrtar i lartë i partisë, prioritet mbetet anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE, ngase anëtarësimi i vendit në NATO nuk paraqet stabilitet vetëm për Maqedoninë, por për tërë rajonin.

Konsideroj se shkëmbimi i lerave mes Maqedonisë dhe asaj të Greqisë është vazhdimësi e procesit të bisedimeve dhe vazhdimësi e përpjekjeve tona për të gjetur zgjidhje sa i përket çështjes së emrit. Sa i përket përgjigjeve negative nga pala greke, për ne ishin të pritura, por besoj se me angazhimin e faktorit ndërkombëtar do të arrihet një kompromis për dy vendet, në vigjilje të samitit të NATO-s në Çikago” thotë Grubi.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe me referencën e përkohshme IRJM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë)

Kjo do të ishte zgjidhja ideale për Republikën e Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin, që do të kontribuonte në stabilitetin, paqen si dhe zhvillimin ekonomik.
Kjo do të ishte zgjidhja ideale për Republikën e Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin, që do të kontribuonte në stabilitetin, paqen si dhe zhvillimin ekonomik”, shprehet Grubi.

Ndryshe, pas marrjes së përgjigjes negative nga Athina zyrtare për të realizuar një takim kokë më kokë mes zyrtarëve të dy vendeve fqinje, kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se përgjigjet e homologut të tij grek, Lukas Papadhimos dhe liderit të Demokracisë së Re, Antonis Samaras janë qëndrimet më radikale që deri më tani i ka pasur Athina në raport me kontestin rreth emrit.

Sipas Gruevskit, qëndrimet e tilla të Greqisë e minojnë mundësinë për çfarëdo lloj bisedimesh, ngase siç është shprehur ai për mediat, “qëndrimet ultra- radikale që më parë dihet se nuk do të pranohen, as nga pushteti e as nga opozita në Maqedoni”.

Në përgjigjet që arritën në adresën e kryeministri të Maqedonisë, lideri i opozitës greke Antoni Samaras refuzoi të takohet me Gruevskin me arsyetimin se nuk beson se takimi mes dy palëve mund të ketë sukses.

Nga ana tjetër, në përgjigjen e kryeministri grek Papadhimos drejtuar Gruevskit, ai ka fokusuar formulën ‘erga ormes’, përkatësisht një emër për përdorim të përgjithshëm.
XS
SM
MD
LG