Ndërlidhjet

Daçiq: Nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën


Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë sot se është e domosdoshme të gjendet “një zgjidhje e qëndrueshme për situatën në Kosovë”.

“Duhet gjetur sa më parë zgjidhje për të gjitha çështjet në Kosovë, zgjidhje të cilat do të ishin të pranueshme nga të dyja palët dhe të cilat do të mundësonin që të gjithë të shikojnë kah e ardhmja”, u ka thënë Daçiq, gazetarëve në Beograd.

Në planin e brendshëm, ka thënë ai, është e nevojshme të arrihet më shumë unitet dhe pajtueshmëri mbi qëndrimet dhe pikëpamjet se si të gjinden zgjidhjet e qëndrueshme për Kosovën.
XS
SM
MD
LG