Ndërlidhjet

logo-print

Kuper: Zbatimi i marrëveshjes, lajm i mirë për të gjithë


Ka filluar implementimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur në dialogun e lehtësuar më 2 korrik. Kjo përfshin personat, të cilët tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumente të identifikimit, ndërsa gjithashtu përfshin edhe sigurimin e veturave dhe targat e automjeteve, bën të ditur përmes një njoftimi zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper.

“Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Kuper, ndërmjetës i BE-së në dialog.

Sipas njoftimit, njerëzit tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumentet e tyre të identifikimit në ose përmes territorit të palës tjetër. Në pikë kalim, ata do të marrin një dokument hyrës/dalës.

Fillimisht pikë kalimet në Jainjë/Rudnicë, Merdarë dhe Muçibabë, do të jenë të hapura për kalim nën këtë skemë të re. Gradualisht, kjo do të fillojë së aplikuari edhe në të gjitha kalimet e tjera.

Sa i përket udhëtimit në destinacionin e tretë, njofton zyra e Kuper, fillimisht dy kalime, një midis Serbisë dhe Hungarisë (Horgosh) dhe tjetri midis Serbisë dhe Kroacisë (Batrovci) do të hapen për hyrje/dalje nga Serbia. Gradualisht, të gjitha kalimet e tjera do të jenë njësoj të hapura për udhëtim të mëtutjeshëm.

“Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Kuper, ndërmjetës i BE-së në dialog.

Veturat me targa të Serbisë lëshuar për njerëzit me banim në Serbi dhe veturat me targa KS lëshuar në Kosovë do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në ose përmes territorit të palës tjetër. Skema e sigurimit kufitarë/vendkalimeve administrative do të aplikohet në të dyja anët. Pagesa e sigurimit do të jetë në përputhje me listën e çmimeve të skemave përkatëse të aplikueshme të sigurimit. Për njerëzit që udhëtojnë me targa të automjeteve RKS do të jepen targa të përkohshme në pikë kalime, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, BE-ja përsërit nevojën për heqjen e barrikadave pa kushte dhe për të gjithë.
XS
SM
MD
LG