Ndërlidhjet

Transdniester: Ish-kryetari i parlamentit fiton zgjedhjet


Ish-Kryetari i parlamentit, Yevgeny Shevchuk, fitoi zgjedhjet presidenciale në rajonin separatist të Moldavisë Transdniester.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Pyotr Denisenko, tha se Shevchuk "ka marrë 73,88 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij Anatoli Kaminsky, mori 19,67 për qind".

Kryetari aktual i parlamentit, Anatoli Kaminsky, ishte i mbështetur nga Rusia.

Rajoni i Transdniesterit nuk njihet ndërkombëtarisht, dhe mbështet financiarisht dhe politikisht nga Rusia.
XS
SM
MD
LG