Ndërlidhjet

Rusia e zëvendëson udhëheqësin e inteligjencës


Rusia e ka zëvendësuar presidentin e organizatës së inteligjencës ushtarake. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjeneral majori, Igor Sergun është caktuar udhëheqës i kësaj organizate, përmes një dekreti të Kremlinit.

Sergun do ta zëvendësojë Aleksandër Shliakturov, i cili e kishte udhëhequr shërbimin që nga emërimi i tij në vitin 2009.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes nuk dha hollësi të tjera. Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve, RIA njoftoi se Shliakturov kishte arritur moshën e pensionit.
XS
SM
MD
LG