Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Presidenti falë 92 të burgosur


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev ka lëshuar sot një dekret, përmes së cilit falë 92 njerëz, përfshirë aktivistin Xhabar Savalanli, 20 vjeçar, i cili është anëtar i partisë opozitare Fronti Popullor i Azerbajxhanit.

Ai ishte dënuar në muajin maj, me dy vite e gjysmë burgim, për posedim ilegal të drogës dhe pas një postimi në rrjetin social Fejsbuk, ku bënte thirrje për protesta kundër qeverisë. Ai ishte arrestuar të nesërmen.

Organizata Amnesty International më herët kishte lëshuar një peticion për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Megjithatë, lista e sotme, me emrat e personave të falur nga presidenti, nuk përfshinë 14 aktivistë të opozitës, që u burgosën para tre vjetësh për shkak të pjesëmarrjes në një protestë anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG