Ndërlidhjet

logo-print

Kim Xhong Uni, udhëheqësi i ri i Partisë Qendrore të Punës


Media shtetërore e Koresë së Veriut iu ka referuar sot djalit dhe pasardhësit të Kim Xhong Ilit si udhëheqës i Komitetit të Partisë Qendrore të Punës.

Raportet thonë se ky është një post kyç, që sugjeron se Kim Xhong Uni, djali i tretë i liderit të ndjerë, është në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e plotë në Kore të Veriut.

Raporti vjen pasi mediat e Koresë së Veriut e cilësuan Kim Xhong Unin si udhëheqësin suprem të ushtrisë së vendit.

Kim Xhong Uni sot ka mbajtur një takim me një delegacion të Koresë së Jugut, të udhëhequr nga gruaja e ish-presidentit, Li Hi Ho.

Koreja e Jugut i ka lejuar dy grupe që ta vizitojnë Veriun, për t’i shprehur ngushëllimet për vdekjen e Kim Xhong Ilit, i cili ndërroi jetë më 17 dhjetor.
XS
SM
MD
LG