Ndërlidhjet

Gilani: Nuk do t’i largojë udhëheqësit e ushtrisë


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani i ka mohuar raportimet e mediave se ai kishte planifikuar heqjen e shefave të fuqishëm të ushtrisë dhe inteligjencës.

Raportet për gjeneralin e ushtrisë, Ashfaq Kajani dhe shefin e inteligjencës, gjeneralin Ahmad Shuja Pasha, ishin të fundit lidhur me një përçarje të mundshme ndërmjet politikanëve civilë dhe ushtrisë.

Gilani u tha sot gazetarëve se këto thashetheme janë bisedime të kota budallenjsh. Ai tha sot se Kajani është pro demokracisë dhe se ai nuk e kishte pasur në plan që ta largonte edhe në kohën kur vendi ishte në mes të luftës.

Vitin e kaluar, Qeveria ia kishte zgjatur mandatin Kajanit deri në vitin 2013, ndërsa mandati i Pashës kalon në mars të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG